6 mjekë dhe infermierë të Qendrës Shëndetësore nr.9 infektohen me Covid-19

Ditën e sotme u konfirmuan 21 raste me koronavirus në të gjithë vendin. Nga kto 14 raste ishin në Tiranë, 6 prej tyre personel mjekësor.

Abcnews mëson se personeli mjekësor i përket Qëndrës Shëndetësore numër 9.

Kujtojmë se një ditë më parë në këtë qendër shëndetësore u konfirmua pozitiv me Covid-19 një mjek. Numri i personave të infektuar në total është 1164, 891 të shëruar dhe 27 persona të shtruar në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot humbi jetën edhe një 62-vjeçar i nfektuar me koronavirus. MSH njoftoi se vdekja e tij nuk erdhi për shkak të Covidit, por prej sëmundjeve të tjera që ai kishte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?