6 persona të lënduar nga protesta para Kryeministrisë
Shfaqen pasojat e para të përleshjes mes protestuesve dhe policisë. Raportohen së paku 6 persona të lënduar sipas gazetës “Panorama”, shumë të tjerë janë parë teksa janë shtrirë përtokë, kurse disa syresh ankohen për djegie sysh dhe probleme me frymëmarrjen.
Në vend duket mbërritja e ambulancës për të ndihmuar personat që mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore.
Gjatë nisjes së protestës pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që garda u përgjigj me hedhje gazi lotsjellës dhe uji me presion për të shpërndarë masën e madhe të protestuesve.


KOHA JONË SONDAZH

