6 shoferë në Durrës kapen duke tentuar të shmangin testin e alkoolit, arrestohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Numri i shoferëve të arrestuar në Durrës për drejtim mjeti në gjendje të dehur ka shkuar në gjashtë, disa prej tyre pasi tentuan të shmangin testin e alkoolit duke ofruar ryshfet për punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë fundjavës, në kuadër të planit të masave “Fundjava”, policia arrestoi pesë drejtues automjetesh që drejtonin të dehur ose pa leje drejtimi. Në mesin e tyre, shtetasit N. N. dhe H. M. u përpoqën të korruptonin punonjësit duke ofruar para për të shmangur testimin e alkoolit dhe arrestimin. Testet treguan se N. N. kishte 1.62 mg/l alkool në gjak, ndërsa H. M. 1.57 mg/l.

Gjithashtu, u arrestuan shtetasja D. M. me nivel 1.22 mg/l dhe D. Ç. me 2.21 mg/l për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Në rrugën “Hysen Kertusha”, u ndalua dhe R. D., i cili drejtonte pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet e mbledhura iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Rrugore apelon tek të gjithë shoferët të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë të dehur, të ndjekin sinjalistikën dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?