6 të arrestuar në Vlorë, 5 prej tyre për vjedhje! Një 33-vjeçar drejtonte makinën i dehur

Policia e Vlorës së fundmi ka vënë në pranga 6 persona 2 prej të cilëve në kushtet e flagrancës. Pesë nga të arrestuarit janë për vjedhje, ndërsa një prej tyre ka rënë në pranga pasi lëvizte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Më konkretisht policia ka ndaluar 33-vjeçari F.Z të shpallur në kërkim, banues në Vlorë, pasi më datë 30.07.2020, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V. Z në lagjen “Rilindja” Vlorë, ku ka marrë një sasi vlere monetare.

Ndalohet shtetasi në kërkim P. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 09.08.2020, dyshohet se ka vjedhur disa produkte me vlerë në dyqanin e shtetasit A.K, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë.

Ndalohet shtetasi në kërkim M. A., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 16.08.2020, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në banesën e shtetasit F. K në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.

Ndalohet shtetasi në kërkim Xh. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 10.08.2020 dyshohet se në bashkëpunim ka vjedhur disa sende në një dyqan, vepër penale të cilën e ka të përsëritur.

Arrestohet shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 19.08.2020 është konstatuar se ka vjedhur energji elektrike në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori” Vlorë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi A. M., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë në rrugën “Transballkanike” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

SHKARKO APP