6 të prekur me COVID-19 në Divjakë, nuk dihet ku u infektuan

Sërish sot ëshët shënuar një zgjerim i hartës përsa i përket rasteve me koronavirus.

Divjaka është qyteti ku së fundmi janë shënuar 6 të infektuar të rinj.

Tchannel raporton se deri më tani ata nuk dihet se nga ksuh janë infektuar.

Të prekurit janë karantinuar në banesë.

Kujtojmë se në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 57 raste të reja. Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044.

SHKARKO APP