6 të shoqëruarit për vdekjen e kenianes prej muajsh ishin në përgjim

Gjashtë persona u shoqëruan nga policia për vdekjen e vajzës kenianen Joy Ayoko. Shoqërimi i tyre, u bë nga shërbimet e komisariatit nr.1 për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personave të përfshirë në dhunimin barbar, apo kanë dijeni për ngjarjen. Klan Neës mëson se ata u shoqëruan pasi prej disa muajsh ishin nën përgjim. Pas shoqërimit, policia kontrolloi edhe banesat e tyre.

Në seancën e marrjes në pyetje mori pjesë edhe drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Pas disa orësh, ata u lanë të lirë, pasi prokuroria nuk ka lëshuar urdhër ndalimi.

Të dhënat e dala nga hetimi, dhe dëshmitë e tyre të reja do të kryqëzohen për të arritur më pas në një përfundim lidhur me vdekjen e 22-vjeçares. Autoritetet shqiptare kanë dërguar letërporosi në Kenia, për të marrë në dispozicion laptopin e të rese dhe për ta këqyrur.

Swiss Digital Desktop Reklama

I cilësuar si protagonisti kryesor i ngjarjes së muajit gusht të vitit të shkuar, Rodi Braçi, ka mohuar më herët akuzat. 32-vjeçari dyshohet se u konfliktua me kolegen e saj të kazinos, pak orë pasi të ndodhte ngjarja. Ai e dërgoi në hostelin ku strehoheshin edhe punonjëset e tjera me nënshtetësi të huaj që punonin në kazino.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimit ka hasur vështirësi në hapjen e telefonit që përdorte, 22-vjeçarja Joy Ayoko, të dhënat e të cilit konsiderohen me tepër vlerë për policinë dhe prokurorinë për të parë kontaktet dhe komunikimet e shtetases keniane.

Joy Ayoko qëndroi 6 muaj në koma në Tiranë, dhe 12 ditë pasi u dërgua në Kenia, humbi jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?