6 viktima dhe 128 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën në 24 orët e fundit me Covid-19, nuk e kanë fituar 6-të pacientë, ku numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë shkon në 2378. ”Nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19: 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Malësi e Madhe, të moshave 67-88 vjeç”.

Po në 24 orët e fundit, rastet e reja janë 128. ”34 raste në Tiranë, 17 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 10 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, Vlorë, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Devoll, Sarandë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Lezhë, 2 raste në Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Gramsh, Libohovë,1 rast në Kurbin, Lushnje, Mallakastër, Dibër, Patos, Dropull”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 712 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,728 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 149 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri total i personave të infektuar ka shkuar në 130,537, ku raste aktive janë 22,431. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë i bën edhe njëherë apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat anti-covid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (25 Prill 2021)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 128
Të shëruar në 24 orë 712
Të shtruar në spitale 149
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2789
Testime totale 626,989
Raste pozitive 130,537
Raste të shëruara 105,728
Raste aktive 22,431
Humbje jete 2,378

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17297
Fier 1888
Durrës 722
Shkodër 622
Gjirokastër 425
Korçë 548
Vlorë 304
Elbasan 246
Kukës 217
Dibër 165
Berat 81
Lezhë 37

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?