6 viktima, mes tyre një 31-vjeçar. Ministria: 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 6 pacientë, në mesin e tyre edhe një 31-vjeçar. ”Një qyetetar nga Tirana 69 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 74 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 74-91 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 86 vjeç”. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 376 raste të reja nga 3,275 testime të kryera.

”174 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, 12 Elbasan, 11 në Vlorë, Sarandë, 10 në Shkodër, 8 në Berat, Gramsh, 7 në Vorë, Kavajë, Tepelenë, 6 në Lezhë, Divjakë, 5 në Mallakastër, 4 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Patos, Pogradec, Skrapar, Cërrik, 3 në Tropojë, Korçë, Dimal, Kuçovë, 2 në Gjirokastër, Devoll, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malesi e Madhe, Kukës, Has, Shijak, Përmet, Memaliaj, Poliçan”.

Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 12 prej të cileve në gjendje të rënduar. Në të gjithë vendin janë 5,165 raste aktive, ndërsa 383 qytetarë janë shëruar gjatë këtyre 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 376
Të shëruar në 24 orë 383
Të shtruar në spitale 117
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3,275
Testime totale 1,444,522
Raste pozitive 206,273
Raste të shëruara 197,930
Raste Aktive 5,165
Humbje jete 3,178

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 2,475
Fier 566
Shkodër 359
Durrës 340
Gjirokastër 289
Elbasan 294
Berat 245
Vlorë 215
Lezhë 134
Korçë 120
Kukës 65
Dibër 63

SHKARKO APP