6 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19, por ka numër rekord të shëruarish

6 persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Shifrat e viktimave janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj. Sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, 5 viktima janë nga Shkupi dhe 1 nga Gostivari dhe të gjithë janë të moshës mes 62 dhe 80 vjeç. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 368.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh është në Shkup, 63 raste, në Sveti Nikollë 29 dhe në Gostivar 23. Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 336 persona të shëruar, shifër kjo më e larta sa i përket të shëruarve brenda një dite. Prej tyre; në Shkup 113 persona, në Strugë 52 Tetovë 40, ndërsa në qytetet tjera kanë numër më të vogël të të shëruarve.

Sipas raportit, që e ka publikuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga 7777 të infektuar deri më tani, 3960 janë shëruar ndërsa ende aktiv janë 3449 raste. Të dhënat i referohen 74.562 testeve që janë bërë deri më tani në Maqedoninë e Veriut.

 

SHKARKO APP