6-vjeçari vdes në spital, flasin mjekët
Një fëmijë 6-vjeçar (R.I.) ka humbur jetën një natë më parë në Shërbimin e Peditatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare. Fëmija kishte mbërritur me urgjencë nga Spitali i Durrësit dhe ishte shtruar në Reanimacionin e Pediatrisë. Burime zyrtare nga QSUT sqarojnë se ai vuante nga mëlçia, e ishte bërë gati të transferohej në një spital jashtë Shqipërisë për të kryer transplantin e mëlçisë.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, paraditen e së hënës fëmija është sjellë me urgjencë, nga Durrësi në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT dhe i është nënshtruar terapisë intensive në sallën e Reanimacionit.
Mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë, të cilën ata e diagnostikuan si insuficiencë multiorganore (pamjaftueshmëri organesh), diagnozë kjo e papajtueshme me jetën. Ekipi i mjekëve u angazhua maksimalisht për të mbajtur 6-vjeçarin në parametra jetike, në mënyrë që koha të premtonte që ai të mund të transferohej për të kryer transplantin e këtij organi por ishte e pamundur. /TCH/
KOHA JONË SONDAZH

