6 vota PRO për arrestimin e Berishës, PD bashkon votën me socialistët

Pas mbledhjes që nisi në orën 12:00, Këshilli i Mandateve ka votuar me 6 vota pro kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin Sali Berishës, kërkesë kjo e bërë nga SPAK. Pra një votë pro nga Enkelejd Alibeaj, si i vetmi pjesëmarrës nga opozita dhe 5 votat e PS-së.

Tashmë pas mbledhjes së sotme do të mbahet votimi në Kuvend, i cili do t’i hapë rrugën Strukturës së Posaçme për caktimin e një tjetër mase sigurie për Berishën. Për të SPAK ka kërkuar ndryshim të masës nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest në burg”, ose “arrest në “shtëpi”.

Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla duhet që të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë që t’ia kalojnë Kuvendit në seancën e datës 21 dhjetor.

Opozita do të zhvillojë një protestë të mërkurën e 27 dhjetorit para Gjykatës së Lartë, aty ku do të zhvillohet gjyqi për të shqyrtuar çështjen e legjitimitetit të vulës së PD-së. Përveç kësaj proteste, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që çdo të enjte të jenë të pranishëm në tubimet që do të zhvillohen para Parlamentit.

Gjatë mbledhjes, Enkelejd Alibeaj deklaroi votën e tij “pro”, në emër të PD-së zyrtare, duke argumentuar se ky ka qenë standardi i mbajtur nga të djathtët që në krye të herës. Alibeaj kërkoi po ashtu nga SPAK që të mos “luajë” me standarde të dyfishta dhe të marrë në shqyrtim kallëzimet që janë bërë në emër të Edi Ramës.

Lexoni edhe https://kohajone.com/mandati-i-berishes-alibeaj-pd-pro-heqjes-se-imunitetit-te-ndiqet-i-njejti-standard-edhe-me-ramen/

Lexoni edhe https://kohajone.com/gjokutaj-me-berishen-po-veprohet-si-me-nje-spacator/

Lexoni edhe https://kohajone.com/berisha-paralajmeron-me-27-dhjetor-mblidhemi-te-gjykata-e-larte/

Lexoni edhe https://kohajone.com/avokati-i-berishes-kerkon-pezullimin-e-mbledhjes-ne-keshillin-e-mandateve-ps-e-rrezon/

Lexoni edhe https://kohajone.com/paloka-flet-nga-protesta-e-opozites-rama-denon-si-enveri/

Lexoni edhe https://kohajone.com/imuniteti-i-berishes-dhe-protesta-e-opozites-policia-blindon-hyrjen-e-kryesise/

SHKARKO APP