60 aksidente në një muaj

60 aksidente rrugore me pasojë 4 të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci i këtij muaji, i cili ende nuk është mbyllur, ndërkohë që shkaqet janë gjithnjë të njëjta parakalimi i gabuar dhe tejkalimi i shpejtësisë.

Sipas Drejtorit të Policisë Rrugore Mitat Tola, janë dyfishuar patrullat ndërkohë që po i kushtohet vëmendje shkeljeve që bëhen burim aksidentesh.

Tola tha se sezoni turistik, ka bërë që krahas patrullave të policisë rrugore çdo sektor të dyfishojë prezencën në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të 6-in vit radhazi, policia rrugore vazhdon patrullimet e përbashkëta me policinë e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për t’i ardhur në ndihmë turistëve ka filluar të zbatohet dhe urdhri i Ministrit të Brendshëm dhe atij të Transporteve, për kufizimin e lëvizjes së mjeteve me tonazh të rëndë gjatë fundjavave./VP

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?