60 ditë i përjashtuar nga Kuvendi, Noka: Mosbindja civile, e vetmja rrugë për të rrëzuar qeverinë

”Mosbindja civile është e vetmja rrugë e opozitës për të rrëzuar qeverinë dhe për të ardhur në pushtet”, thotë Flamur Noka, pak orë pas përjashtimit për 60 ditë nga Kuvendi. Në lidhje me përjashtimin e tij dhe 23 kolegëve demokratë nga Kuvendi, ai ripërsëriti edhe deklaratën e tij të mëhershme, teksa zhvillohej mbledhja e komisionit të etikës, se Rama i ka shpallur luftë opozitës, ndërsa solli në vëmendje pushkatimin e 24 deputetëve nga regjimi komunist.

“Regjimi i narkos që sundon në Shqipëri e sheh opozitën si armik dhe drejtuesit e saj janë kryearmiqtë e regjimit. Gjen mënyra të ndryshme për t’i shpallur dhe bashkëpunëtorët armiq. Më 1946 u pushkatuan grupi i deputetëve, 24 deputetë u pushkatuan dhe në atë kohë. Është urrejtja e Ramës ndaj opozitës, e cila mbron parimet dhe demokracinë. Narkosi që po instalohet i ka shpallur luftë opozitës”.

Sipas Nokës në këtë vend nuk ka mbetur asgjë demokratike, pasi drejtuesve të opozitës sipas tij “Rama u ka turrur SPAK-un”. Në A2 ai u shpreh i vendosur se do të qëndrojnë përballë regjimit.

SHKARKO APP