60 infermierët mbërrijnë në Itali. Vogëlushi merr vëmendjen e Luigi Di Maio (VIDEO)

60 infermierët që u nisën nga Rinasi, u pritën në aeroportin e Fiumicino nga Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio i cili e ka quajtur gjestin e qeverisë shqiptare një “certifikim i shkëlqyer i miqësisë”, një “sinjal konkret”. Teksa i ka përshëndetur me kokë të gjithë teksa zbrisnin shkallët e avionit, një grua me një fëmijë në krahë po zbriste dhe vogëlushi donte të takonte një zonjë që qëndronte në krah të ministrit. Ajo i tha duke qeshur “Jo jo, nuk mund të prekemi që të takohemi”.

“Kjo është një pjesë tjetër e kontingjentit të forcave të bardha shqiptare që kanë ardhur për të na dhënë një dorë”, tha kreu i diplomacisë italiane pasi përshëndeti punonjësit e shëndetit, teksa mbante një maskë me tre ngjyra si flamuri i Italisë, të shoqëruar nga zv/ministri i jashtëm shqiptar.

“Janë 60 infermierë që do të shkojnë direkt në rajonin e Marche, autobusët e ushtrisë do t’i çojnë ata direkt në rajonin e Marche në orët e ardhshme: është një rajon i prekur shumë që do të ndihmohet”.

https://www.instagram.com/p/B_NREJBlfgc/

SHKARKO APP