60 kg marijuanë në furgon, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi iu gjet drogë teksa po drejtonte një furgon.

Ngjarja ka ndodhur në Sesto ku mediat italiane kanë shkruar se shpëjtësia e lartë me të cilën ai drejtonte furgonin si dhe parakalimet e tij, bën që të ndiqet nga blutë italiane.

Në çastet e para të ndalimit, 26-vjeçari, identiteti i të cilin ende nuk është bërë i ditur, u shpreh se po drejtonte me shpejtësi për shkak të vonesës në punë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi forcat e policisë verifikuan pronësinë e mjetit rezultoi se furgoni nuk ishte në emrin e 26-vjeçarit shqiptar, por e personi tjetër për të cilin ai u shpreh se nuk dinte si quhej dhe gjithashtu se nuk ishte në dijeni të ngarkesës që ndodhej në furgon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kontrollit autoritet italiane gjetën 60 kg marijuanë e bërë gëti për t’u shitur. Më pas 26-vjeçari rrëfeu se kishte qenë një person nga Libani, i cili i kishte dhënë 500 euro për të shkuar në stacionin e metrosë me furgonin për të pritur punëtorët. Sipas mediave italiane hetimet për këtë ngjarje po vijojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?