60 larg Kuvendit, Bardhi: Vendimi provon sesa frikacak është Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë

Pasi mori dënimin e përjashtimit me 60 ditë larg Kuvendit, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama. Po ashtu shkruan se kryeministri Rama është ai që i ka vënë zjarrin sallës së Kuvendit.

”Këta të fusin në burg pa ligj e prova, jo më mos të të përjashtojnë nga Kuvendi pa ligj e prova. Përjashtimi i opozitës për muaj nga Kuvendi, provon sesa i vogël e frikacak është Edi Rama! Përballë do na kesh, brenda apo jashtë Kuvendit!

Asaj salle krimi i ke vënë zjarrin! Fshihu e shmangu sa të duash, përjashto, burgos e përndjek sa të duash, fatin tënd nuk e ndryshon dot! Atë ta ka përcaktuar shumica dërrmuese e shqiptarëve që përbuzin ngritjen e krimit të organizuar në qeverisje dhe shndërrimin e institucioneve në banda kundër opozitës”,-shkruan Bardhi.

PS dënon deputetët, 3 kryesorët përjashtohen me 60 ditë larg Kuvendit. Masat e plota për 24 deputetët

SHKARKO APP