60-vjeçari pranon se ekzekutoi familjen shqiptare në Greqi: I vrava se nuk largoheshin nga shtëpia!

Sakis Varvaresos pranoi në Drejtorinë e Policisë së Ahaias se ka ekzekutuar katër anëtarët e familjes Klocaj në banesën e tyre në Andravidha të Greqisë tre ditë më parë.

Ai tha se i qëlloi me armë dhe në vijim mbyti dy fëmijët 1 dhe 2 vjeç të çiftit shqiptar pasi ata nisën të qanin dhe pati frikë se mos do të zbulohej vrasja.

Sipas tij shkaku i vrasjes ishte se familja shqiptare nuk largohej nga banesa e tij të cilën e kishin me qira dhe me kontratë të rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai pranoi se kishte bërë përgatitje për të kryer vrasjen dhe se kishte hapur një gropë për të varrosur viktimat dhe për të zhdukur trupat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

60- vjeçari pritet të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?