60-vjeçarja prej 2 vitesh jeton në barakë: Do shkoj te zyra e Ramës

Që pas tërmetit tragjik të 2019, Shaqe Leka jeton në barakë. 60-vjeçarja nga Lezha kërkon ndërtimin e shtëpisë së re. Është e vetme, pas asnjë të ardhur veç bonusit të qirasë që merr nga bashkia e Lezhës në vlerën e 10 mijë lekëve në muaj.

60-vjeçarja tregon se nuk mund të përballojë jetesën në qytet, ndaj paratë e bonusit i përdor për tu ushqyer. Ajo kërkon ndërtimin e shtëpisë së re. Nga ana tjetër, 60-vjeçarja tregon se nëse vijon të jetojë kështu, do të shkojë para Kryeministrisë.

“Burri më ka vdekur para dy vitesh, s’kam fëmijë, s’kam askënd. Shkoj tek bashkia më fikin telefonin. Unë kërkon të më bëjnë shtëpinë ose të më japin lekët e rindërtimit. Që prej tërmetit kam mbetur derë më dere. Të tjeret janë brenda, unë jam jashtë. Më thonë jo sot jo nesër, para derës së Edi Ramës do të shkoj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?