60 vjetori i Akademisë së Ushtrisë – Dritan Demiraj leksion për sfidat e Arsimimit Ushtarak

Ish-ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj ka përkujtuar 60 vjetorin Akademisë sl Forcave të Armatosura (AFA), institucionin më të lartë të sistemit të arsimit ushtarak në Republiken e Shqipërisë dhe për këtë arsye ka mbajtur një leksion për të treguar historinë dhe sfidat e arsimit ushtarak.

Postimi i tij në rrjetet sociale:  

Sot Akademia e Forcave të Armatosura (AFA) ka pervjetorin e 60-te. Ajo është institucioni më i lartë i sistemit të arsimit ushtarak në Republiken e Shqiperise. 
AFA-ja eshte institucion i Arsimit të Lartë Publik për fushat e Sigurisë dhe të Mbrojtjes dhe është krijuar në daten 10 maj 1958.

Swiss Digital Desktop Reklama

AFA-ja ka dhene nje kontribut efektiv për të arsimuar edukuar dhe trainuar kuadrot oficerë dhe civilët e FA dhe institucioneve të tjera të sigurisë, në të gjitha nivelet e komandimit e të drejtimit. Fokusi themelor i AFA-së është edukimi dhe kualifikimi i oficerëve dhe civilëve, i cili është domosdoshmëri për përgatitjen dhe zhvillimin inovativ të lidershipit ushtarak për të gjitha nivelet e drejtimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

AFA siguron dhe garanton edukim themelor të nevojshëm për profesionalizmin e oficerëve në të gjitha nivelet si dhe ekspozimin e ideve të reja në karrierën ushtarake. Për shkak të rëndësisë së procesit të edukimit për zhvillimin e karrierës ushtarake, edukimi dhe trajnimi i oficerëve të FA-së konsiderohet një proces i vazhdueshëm bazuar në programet e kurset aktuale institucionale si dhe programet e nivelit të ciklit të dytë, por edhe te trete të studimeve, por qe fatkeqesisht ne vitin 2014 u mbyllen ne shkelje te plote te ligjit nga kordheli (e rihapur si program nga MM, para pak kohesh).

Me kurset dhe programet e ofruara nga AFA, sigurohet edukimi dhe trajnimi i oficerëve të FA si dhe investohet për përgatitjen dhe zhvillimin e tyre në të gjitha nivelet e drejtimit. Koncepti i edukimit dhe arsimimit në AFA fokusohet në detyrimet që shtrohen përpara një force anëtare te NATO-s, në kërkesat aktuale dhe të se ardhmes të FA, zhvillimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor ushtarak, për ta bërë atë sa më cilësor e fleksibël, në funksion të zhvillimit të FA-se te RSH si dhe në përgatitjet për tiu përgjigjur sfidave, realiteteve dhe mundësive të reja në kushtet e një mjedisi të ri të sigurisë.

Objektivi parësor i AAF-së është mbështetja me burime njerëzore të mirëarsimuara, aftësimi profesional i personelit të FA në funksion të rritjes së kapaciteteve operacionale në interes të realizimit të misionit, si dhe kontribuimit në zgjidhjet e çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes në rrafshin kombëtar, rajonal dhe të Aleancës Euroatlantike. Ne 60 vjet AFA-ja ka shkruar histori suksesi, prandaj meriton respekt nga mbare shoqeria shqiptare, sepse ka pergatitur me dhjetra LIDERA!!!

AFA! Gezuar 60-te vjetorin dhe jemi krenar qe kemi studiuar atje.

Kolonel DD, PhD. Nderi Kombit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?