613 kg kokaine, avokatët e Çekajt kërkojnë përjashtimin e trupit gjykues

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokaine në Shqipëri. Shkak për shtyrjen janë bërë shkeljet proceduriale të zhvilluara në seancën e kaluar. Avokatët kërkojnë përjashtimin e trupit gjykues. Seanca e radhës do të mbahet më 15 shtator. Një seancë më parë Çekaj kërkoi praninë e meidas përgjatë fazës ku ai do të kryente mbrojtjen por kjo kërkesë e tij u refuzua. Së bashku me Çekajn në akuzë janë edhe Donaldo Lushaj e Armando Pezaku, ndërsa policia shkurtin e vitit 2018 sekuestroi 613 kg kokianë në konterinerin e bananeve të kompanis së Çekajt Arbër Garden.

SHKARKO APP