613 kg kokainë, avokatët: S’ka prova, të lirohet shoferi dhe administratori

Për trafikun e 613 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, në burg janë shoferi dhe administratori i kompanisë ”Arbi Garden”, por avokatët kërkojnë lirimin nga burgu. Ata kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për shoferin Armando Pezakun dhe administratorin e kompanisë Donald Lushaj.

Avokatët kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë, pra lirimin nga burgu të dy të arrestuarve. Avokatët në rekursin e dorëzuar argumentojnë se nuk ka asnjë provë që dy të arrestuarit janë përfshirë në trafik droge.

Pronari i kompanisë ”Arbi Garden”, Arbër Çekaj është shpallur në kërkim, ndërsa ndodhet në Gjermani. Sasia rekord 613 kg kokainë u sekuestrua në Maminas në datë 28 shkurt në një kontenier me banane të ardhur nga Kolumbia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia shqiptare ka nisur hetimet, por prej dy muajsh nuk ka asnjë arrestim tjetër përveç shoferit dhe administratorit. Sot ambasadori i SHBA, kërkoi arrestimin e Çekajt dhe vendosjen para drejtësisë, teksa më parë e ka cilësuar si ‘peshk’ të madh të krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?