613 kokainë, kontroll 5 subjekteve që kishin porositur banane

Para se të mbërrinte deri te kontenieri me 613 kg kokainë, kontrolli policor e doganor në portin e Durrësit kaluan në sitë pesë subjekte te dyshuara, të cilët trasnportonin banane nga vendet e Amerikës Latine.

Organet ligjzbatuese Shqiptare ishin informuar nga partnerët që në datën 17 janar për mberritjen e një sasie kokaine së bashku me një ngarkesë bananesh. Ky sinjalizim vuri në alert policinë, prokurorinë dhe autoritetin e doganës në Portin e Durrësit.

Mbi një muaj pas marrjes së sinjalizimit për kokainën që do të mbërrinte në Durrës, konkretisht më 19 shkurt, një ngarkesë me banana që vinte nga Ekuadori është kontrolluar imtësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nga kontrolli nuk u zbulua asgjë e dyshimtë. Më pas, nga te dhenat e agjensive te huaja u saktësua se droga ishte nisure nga Kolumbia dhe porositësi ishte Arbër Çekaj, administrator i firmës Arbri Garden.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga grupi hetimor pohojnë e droga kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin. Gjithashtu, ka dyshime se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, per te cilen porositës dyshohet se janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e Kokainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?