63-vjeçari kërcënon me thikë vajzën e tij të mitur, ja ku ka ndodhur ngjarja

Një 63-vjeçar në Vlorë është vënë në prangat e policisë pasi ka kërcënuar me thikë vajzën e tij të mitur.

Po ashtu bëhet e ditur se në banesë ai ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën 17 vjeçare.

Njoftimi i policise

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka vijuar punën për vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave penale. Në një njoftim të policisë thuhet se është arrestuar në flagrancë një 63-vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët kryerës të veprave të ndryshme penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Festim.M., 63 vjeç, banues në Vlorë, (pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij shtetasen A.M.., 17 vjeçe.)

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë, ndaj shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme procedurale.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?