63-vjeçarja hidhet nga lartësia në Tiranë
Një 63-vjeçare ka përfunduar në spital pasi është hedhur nga lartësi e banesës. Sipas informacioneve nga policia, 63-vjeçarja T.Ç e cila banonte e vetme në banesë, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vetë-hedhur nga lartësia shtetasja T. Ç., 63 vjeçe, e cila banonte e vetme në banesë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.