65 pika, rruga me numrin më të lartë të viktimave në Shqipëri

Rrugët e vendit që në fillim të vitit u përgjakën me akisdente të rënda, që morën jetë dhe shuan familje. Shumica e aksidenteve rrugore ndodhin për shkak të pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve, por të udhëtosh në disa zona të vendit është e rrezikshme edhe për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë rrugore.

Një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është aksi Lezhë-Shkodër në kryqëzimin e “Shënkollit” apo kthesën e “Fishtës”.

Në këtë aks mungojnë edhe mbikalimet për këmbësorët por edhe daljet e shumta në autostradë në kundërshtim me kodin rrugor. Problem mbetet edhe aksi Tiranë- Rinas në kthesat e Laknasit dhe Bërxullës, por këto janë vetëm disa nga rrugët ku kërkohet ndërhyrje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të të gjithë Shqipërisë konstatohen 65 pika, te quajtura “njolla të zeza”. Është ky rezultati i një studimi që po kryhet dhe financohet në bashkëpunim me partnerët e huaj, i cili synon rifreskimin e listës së “ black spoteve” në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumica e zonave te rrezikshme janë konstatuar në rrjetin rrugor kombëtar ku edhe lëvizja e automjeteve është më e madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?