65-vjeçari në Kavajë rasti i ri me virus

Pandemia e Covid-19, ka “fituar terren” në qytetin e Kavajës , ku ditën e sotme është regjistruar një rast i ri. Bëhet fjalë për një 65-vjeçar me inicialet A.K nga fshati Gosë, jo me një histori udhëtimi nga zonat e kuqe. Mësohet se ditën e nesërme do i merret tamponi familjarëve të tij.

Pandemia e Covid-19 pa prekur thellë Shqipërinë dhe mosha mesatare e të prekurëve është 50-vjeç. Kështu e bëri me dije Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik. “Deri në këto momente janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitiv me Covid-19 është 50-vjeç. Numri i personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 në Shqipëri është 15, ndërsa mosha mesatare të cilëve është 66-vjeç”.

Nga ana tjetër, mjekja theksoi se pothuajse të gjithë personat që kanë ndërruar jetë kanë rezultuar edhe me 2 apo 3 sëmundje të tjera. Bino theksoi se epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Renditja e qyteteve 

Tiranë 140 raste
Durrës 29 raste
Fier 23 raste
Korçë 16 raste
Shkodër 8 raste
Elbasan 5 raste
Krujë 5 raste
Vlorë 5 raste
Lezhë 5 raste
Kavajë 5 raste
Tropojë 4 raste
Lushnje 4 raste
Pukë 3 raste
Rrogozhinë 2 raste
Has 2 raste
Mirditë 2 raste
Has 2 raste
Berat 1 rast

SHKARKO APP