65-vjeçari shqiptar bëhet hero, shpëton 7-vjeçaren nga mbytja në lumin Thames: Do të ishte peng jete mos ta bëja

Hismet Smakaj është bërë hero në Angli, pasi u hodh në një pjesë të rrezikshme të lumit Thames për të shpëtuar një vajzë të re që po mbytej. Sipas mediave, 65-vjeçari nga Shkodra është lavdëruar për trimërinë e tij, pasi hyri në një lum në Londrën Lindore për të nxjerrë 7-vjeçaren duke e shpëtuar nga mbytja. 65-vjeçari dhe gruaja e tij po ecnin në Parkun Thames Barrier pranë shtëpisë së tyre në Newham kur ai vuri re vajzën pranë lumit, e cila më pas u hodh në ujë.

Djali i Hismetit, Euklid Smakaj, tregoi se si babai i tij e shpëtoi vajzën e vogël. ”Ndërsa po ecnin nëpër park, babai im pa këtë vajzën e vogël që po shikonte lumin dhe më pas u hodh brenda. Ajo po mbytej. Babai im as nuk mendoi dy herë dhe u fut brenda ta shpëtoi”. Ai notoi rreth pesë metra, mezi i shihte flokët vajzës sepse po fundosej, uji ishte shumë i lartë dhe ai e kapi atë që ta nxjerr nga aty.

I kontaktuar nga Top Channel, Smakaj thotë se “nëse nuk do ta shpëtoja vajzën do më mbetej peng tërë jetën”. Në rrëfimin e tij, Smakaj u shpreh se ”u ndje i kënaqur kur mundi ta kapë vajzë, teksa ishte mbi ujë e nuk shkoi poshtë e të humbte në baltën e lumit. Pa asnjë hezitim do ta bëja përsëri atë që bëra”, thotë shkodrani hero Hismet Smakaj. I pyetur nëse është kontaktuar prej prindërve të fëmijës që shpëtoi, Hismeti tregon se kjo nuk ka ndodhur ende. ”Nuk e di nëse vajza vijon të jetë në spital apo ka shkuar në shtëpi. Kam shumë dëshirë të mësoj si është ajo”, deklaron Smakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?