65-vjeçari u hodh nga kati i katërt dhe gjeti vdekjen, reagon spitali COVID 2: Ishte shtruar një ditë më parë, virusi i kishte shkaktuar…

Spitali “Shefqet Ndroqi”, njohur si Sanatoriumi e shndërruar në spitalin Covid 2 për trajtimin e pacienteve me koronavirus, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmë, kur pacienti 65-vjeçar i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pavijonit.

Reagimi i spitalit

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 65-vjeçarit me inicialet H.M, i cili i dha fund jetës mbrëmjen e sotme dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij në këto momente të vështira.

65-vjeçari ishte shtruar një ditë më parë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me pneumoni të shkaktuar si pasojë e virusit SARS COV2 dhe po trajtohej me terapinë e plotë të mjekimit.

Duke shprehur edhe një herë dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se po vijojë të jetë në shërbim 24/7 për të garantuar shërbimin shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.

SHKARKO APP