“650 milionë euro borxh”, Bardhi i përgjigjet Ramës: 200 për të shlyer borxhin e 2015-s, 450 i ndan me oligarkët
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka ironizuar Ramën lidhur me eurobondin 650 milionë euro që do të marrë Shqipëria pas krizës së koronavirusit.
Bardhi thotë se 200 milionë euro qeveria do shlyejë borxhin e 2015, kurse 450 milionë euro do i ndajë me oligarkët për PPP.
Ai thotë se kryeministri është i dështuar kurse qeveria është e falimentuar pasi mendon vetëm për 5 veta duke braktisur 5 milionë shqiparë.
STATUSI NGA GAZMENT BARDHI
?VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh!
??VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!
???VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP.
❌ Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.