66 grabitje, hajduti ”rekordmen” arrestohet në Shqipëri

Një 30-vjeçar shqiptar i akuzuar për 66 grabitje në zonat mes Friulit dhe Venetos është arrestuar falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe policisë italiane të rajonit të Pordenones.

Pasi kreu 66 grabitjet, i riu ishte kthyer në Shqipëri për të vijuar jetën i qetë, por gjykatat italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 7 muaj burg gjatë kësaj kohe. Italianët ranë në gjurmët e tij dhe i riu u arrestua në Shqipëri, për t’u ekstraduar më pas në Itali, ku autoritetet e dërguan në burgun e Viterbos.

Ai akuzohet se nga fundi i vitit 2018 deri në shkurt 2019 ka kryer 66 vjedhje mes Friulit, Venecias, Giulia-s dhe Venetos.

SHKARKO APP