67% e maturantëve janë në Universitete, Mjekësia dhe Arkitektura mbyllin regjistrimet

Degët më të kërkuara në Universitete mbyllin regjistrimet pa përfunduar zyrtarisht procesi. Dega e Mjekësisë së Përgjithshme dhe Arkitektura nuk kanë më vende të lira. Drejt plotësimit të kuotave janë programet e informatikës, infermierisë, Stomatologjia.

Arjan Xhelaj, kreu i rrjetit akademik shqiptar tregon se 67% e maturantëve tashmë janë regjistruar në shkollat e larta. Universiteti i Tiranës kryeson për numrin më të lartë të të rinjve të regjistruar, në vendin e dytë është Universiteti i Mjekësisë dhe pas tyre më i kërkuari rezulton universiteti i Durrësit.

Degët e mësuesisë vijojnë të kenë më pak pranime edhe pse për specialistët e arsimit në këto programe më e rëndësishme është cilësia e studentëve. Referuar ecurisë së regjistrimeve në shkollat e larta në raundin e parë pritet të regjistrohen 85% e maturantëve. Me mbylljen e këtij procesi më 11 shtator, nis raundi tjetër për plotësimin e kuotave të mbetura bosh.

SHKARKO APP