67-vjeçari i vë flakën vetes në kushte depresioni, rëndë në spital

Ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Të afërmit e kanë gjetur në flakë dhe janë përpjekur ta shpëtojnë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit, ku 67-vjeçari Xhevit Tanushi i ka vënë flakën vetes duke pësuar djegie të rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak për aktin ekstrem ka qenë gjendja e rënduar depresive e 67-vjeçarit. Sipas dëshmive të para ai mjekohej rregullisht për depresion. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë, ndërkohë që gjendja e 67-vjeçarit paraqitet kritike pasi ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

/BW

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?