68-vjeçari bie nga kati i tretë në Tiranë, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se ai është rrëzuar aksidentalisht.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?