69-vjeçari vret me çekiç partneren, krimi për 6 mijë lekë

Bashkëjetesa e Bashkim Telit dhe Suzana Shumanit, ose siç fqinjtën i njihnin si ”çifti i lumtur”, përfundoi në mënyrë tragjike. 69-vjeçari e vrau gruan me çekiç, pas një debati për 6.000 lekë të harxhuara në dy ditë.

Të paktën ky është deklarimi i parë pasi u vu në pranga. Ngjarja u regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate. Debati me tone të ashpra zgjoi fqinjët që njoftuan policinë. Teli mësohet se tentoi të largohet nga vendngjarja, por nuk ka bërë rezistencë kur u përball me forcat e policinë që kishin mbërritur shpejt në vendngjarje.

Vrasja i ka tronditur fqinjët që thonë se i njihnin si cift të qetë dhe pa probleme ”Ata kanë dalë me shëtit dorë për dore me njëri-tjetrin, madje unë vetë i kam thirrur “çifti i lumtur”. Bashkimi ka qenë tipi i qetë, është për tu habitur që të bëjë këtë krim”,-shprehen ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teli është baba i dy vajzave të rritura, i ve dhe për të shkolluar vajzat i kishte ndjekur në Tiranë, ku ishte njohur me Suzana Shumanin edhe ajo nënë me fëmijë. Disa vite më parë ishin rikthyer në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?