690 qytetarë u kapën pa maska, dy të tjerë u gjobitën me nga 5 mln lekë për protestën në Dibër

Me masë administrative 3.000 lekë janë ndëshkuar 690 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, kurse me nga 5.000.000 lekë, janë ndëshkuar 2 shtetas pasi organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm në Dibër. Masë administrative 1.000.000 lekë për administratorin e një subjekti që u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së Covid-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 690 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?