692 biznese më shumë në Tiranë në tremujorin e parë

Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, në Bashkinë e Tiranës numëron 692 biznese aktive më shumë nga sa deklaronte DPTTV në fund të vitit 2017.

Rritja më e madhe ka ardhur në segmentin e bizneseve të mëdha dhe të vogla kryesore. Kjo do të thotë se rritja e hapësirës së sipërmarrjeve në Tiranës është shpërndarë njëtrajtësisht si me shtimin e bizneseve të vogla, ashtu edhe të mëdha.

Ndërsa sa i takon tatimpaguesve të mëdhenj, apo të ashtuquajturave biznese VIP, ato janë rritur në segmentin e subjekteve sekondare, pra degëve të tjera me 42 njësi më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj periudhë, numri i subjekteve që janë mbyllur duke aplikuar për çregjistrim apo kalim në status pasiv është 1143 biznese, kundrejt 2532 bizneseve të reja që janë hapur gjatë kësaj kohe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bizneset e reja janë të përqendruara përgjithësisht në aktivitetet e shitjes me pakicë, ndjekur nga njësitë e shërbimit. Në shtim më të moderuar janë edhe bizneset që kanë si veprimtari shitjen me shumicë, profesionet e lira, si dhe njësitë e prodhimit.

Shtimi i sipërmarrjeve ka rezultuar edhe në një rritje të lehtë të bizneseve të regjistruara për taksën e pasurisë.

Ndërkohë, motorët kryesorë të ekonomisë për nga aktiviteti i bizneseve vijojnë të jenë zona e qytetit, si dhe Njësia Administrative e Kasharit, e cila përfshin bizneset përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, si dhe NJA Farkë, ku ka patur një rritje të vogël të bizneseve të mëdha dhe VIP. /scan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?