7 aktivistë shoqërohen në polici, reagojnë organizatat rinore

 

Organizatat rinore kanë reaguar ditën e sotme kundër shoqërimit në polici të  7 aktivistëve të rinj   

Ato janë shprehur kundër shoqërimit në polici të studentëve dhe aktivistëve të lëvizjes “Për Universitetin”.    Rrjeti i organizatave rinore “Kongresi Rinor Kombëtar” ka shprehur me anë të një deklarate pakënaqësinë për shoqërimin në polici të 7 anëtarëve të lëvizjes “Për Universitetin”.   

Këto shoqërime nga ana e policisë kanë ndodhur pas një tubimi në mëngjes para zyrave të Kuvendit ku sot po mbahet takimi i dytë i Komisioni të edukimit për çështjen e shumë diskutuar dhe të kontestuar gjerësisht të reformës së arsimit të larte.  

“Aktivistë të Lëvizjes “Për Universitetin” vazhdojnë të qëndrojnë jashtë ambienteve të Komisariatit Nr. 2 ndërkohë që 7 aktivistë të tjerë vazhdojnë të mbahen nga policia me justifikimin e tubimit te paligjshëm.

Bëjmë thirrje për solidaritet me aktivistët e Lëvizjes Për Universitetit kundër këtij akti të shëmtuar dhe të vazhdueshëm ndaj fjalës së lirë të studentëve në mbrojtje të kauzave të drejta “, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Kongresit Rinor Kombëtar.  

SHKARKO APP