7 deputetët e opozitës së re letër Ruçit: Jo heqje të koalicioneve parazgjedhore
Një pjesë e deputetëve të opozitës parlamentare, i kanë dërguar një shkresë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit.
Në shkresën e firmosur nga Kujtim Gjuzi, Adritiak Alimadhi, Kostaq Papa, Vasil Sterjovski, Selami Jenishehri dhe të tjerë, propozohet se:
Duhet të krijuar një sistem proporcional kombëtar me një zonë të vetme elektorale me prag natyral e lista të hapura.
Financimi i partive politike të mos bëhet nga buxheti i shtetit, duke garantuar barazi të plotë për ë gjitha subjektet.
Të lehtësohet votimi i emigrantëve duke parashikuar dispozita të qarta për votimin e tyre.
Të adresohet çështja e minoriteteve, në mënyrë që edhe ato të kenë zërin e tyre në kuvend.
President të zgjedhur nga populli dhe rritjen e numrit të deputetëve në kuvend në 150.
Ndryshimet kushtetuese në lidhje me formatimin e koalicioneve parazgjedhore, nuk mbështetet.