7 ditë në këmbë deri në Pogradec, thirrjet dhe lotët e 6 afganëve: S’jemi terroristë!
6 refugjatë afganë u kapen nga policia pasditen e djeshme në hyrje të qytetit të Pogradecit në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre ishin 3 të rritur dhe 3 fëmijë.
Mësohet se ata kishin ardhur në këmbë nga kampi në Greqi drejt Korçës dhe nga Korça në Pogradec në këmbë. Ata janë parë nga kalimtarë të rastit si fillim që i kanë gjetur duke qarë në rrugë pasi kishin mbetur aty. Ata janë shprehur se kishin ecur pre 7-8 ditësh për të mbërritur deri në Pogradec.
Mes lotësh dhe duke thënë nuk jam terroriste, njëra prej vajzave adoleshente kërkonte të ikte në Tiranë tek nëna e saj.
“Nuk dua para, nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroristë“, tha ajo.
Një tjetër, shprehet se po tentojnë të ikin në një vend më të mirë drejt BE. Ata u morën nga policia kufitare dhe u transportuan drejt Korçës për procedura të mëtejshme.