7 kadetë shqiptarë të diplomuar në Akademitë Turke, i shtohen FA

Shtatë kadetë shqiptarë të diplomuar në akademitë turke i shtohen Forcave të Armatosura. Lajmi bëhet me dije nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas saj, Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë të shtohen me të rinj të arsimuar në akademitë prestigjioze botërore. ”Forcat e Armatosura vijojnë të shtohen me të rinj të arsimuar në akademitë ushtarake më prestigjioze botërore”, thekson Xhaçka. ”7 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademitë turke, përkrah 325 kolegëve të tyre nga 17 vende të botës. Kadetët shqiptarë përfunduan studimet bachelor dhe ato të përgatitjes ushtarake në akademitë e Forcës Tokësore, Ajrore dhe Detare dhe do të kthehen të shërbejnë në FA shqiptare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?