7 korriku? Mirela Karabina: PD duhet të ketë njerëz që kanë integritet, opozita ende e dobët
Mirela Karabina thotë se Shqipëria vijon që të ketë një opozitë të dobët për të qenë alternativë përballë kësaj qeverie që drejton përmes krimit dhe vjedhjes. Ish-ministrja e Arsimit gjatë qeverisë teknike në 2017, thotë se Edi Paloka është një person që nuk ka besueshmëri politike dhe se tani në PD duhet të dalin njerëz me integritet.
“Prej 10 muajsh PD është në një krizë, është krizë e shoqërisë shqiptare. PD është forcë e madhe ku qytetarët që janë votues, por edhe ata gri kërkojnë një shpresë pasi e vuajnë keqeverisjen në shtëpinë e tyre sidomos në këto momente. Qytetarët duan të kenë një forcë të bashkuar dhe të ketë besueshmëri.
Përfaqësues të PD në media nuk ishin të qartë me objektivin e kësaj proteste. Thanë që bashkohen disa kauza. Protesta edhe për ne te PD ishte e shpejtë, pasi dy ditë para se të deklarohej, nga përfaqësuesit u tha se do të ishte në shtator. Kjo pjesa e shoqërisë civile ka të bëjë sërish me besueshmërinë. Ata përfaqësues të shoqërisë civile nuk janë konseguentë. Ata i bënë protestat në mars. Ata kërkonin të uleshin çmimet. U anatemuan ata që e thirrën protestën. Ka një jo besueshmëri në këtë protestë.
A u bashkua opozita, a doli atë natë një opozitë e unifukuar që të krijojë besueshmëri. Mendoj se atë natë PD nuk ishte e bashkuar. Më ben përshtypje që një pjesë e deputevë që kanë qenë pjesë e protestë po sulmohen. A do bashkohen, apo protesta po thellon më tej ndarjen. Jemi përballë vendimit të Gjykatës së Apelit. E kam të paqartë pse u bë protesta.
Karta morale duhet të jetë epërsia që partia do të ketë në këtë vend ku liderët mohojnë veten dhe kërkojnë të besohen. Paloka ka bërë një gabim të madh dhe nuk duhet të ishjte aty se deklaroi se ka ndërhyrë në zgjedhjen e Bashës. Ne s’paskemi votim të lirë brenda PD, si pretendojmë të kemi. Njerëzit që duhet të dalin sot në PD duhet të jenë njerëz me integritet, nëse kanë dështuar nuk mund të jenë më alternativë”.