7 korriku, nënkryetari i PD-së, Boçi: Kërkesë ulëritëse qytetare

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se protesta që do të mbahet më 7 korrik kundër qeverisë Rama, do të jetë e jashtëzakonshme, por me një rëndësi të jashtëzakonshme. Po ashtu Boçi vlerëson se protesta vjen në zërin e shoqërisë civile, si kërkesë ulëritëse qytetare.

”Një protestë e jashtëzakonshme, në kushte të jashtëzakonshme, por me rëndësi të jashtëzakonshme. Jemi te pjesa e dukshme që njerëzit presin nga kjo protestë, është e jashtëzakonshme si rrallë herë për faktin se vjen si një kërkesë ulëritëse.

Që vjen nga shoqëria civile në Shqipëri, e cila në atë natyrë ekzistuese që ka, ka tentuar disa herë të shtyhet me qëllim të shpreh këtë zemërim për të sensibilizuar njerëzit në raport me situatën ekonomike, pastaj shto këtu, elemente të depresionit social, të kujdesit shëndetësor, të korrupsionit, të ekzistencës së varfërisë”.

SHKARKO APP