7 Marsi/ Berisha takim me mësuesit: Këto 9 vite, arsimi është viktima më madhore e regjimit

Në kuadër të 7 marsit, Sali Berisha zhvilloi këtë të martë një takim me mësuesit. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se gjatë këtyre 9 viteve kleptokraci arsimi ka qenë viktima më madhore e regjimit. Sipas tij, qeveria e Edi Ramës ka vendosur në piedestal injorancën, duke partizuar arsimin.

“E vërteta është se sot në këto 9 vite kleptokraci në këto 8 vite kakistokraci, sundimit të më të këqinjve, në këto 9 vite të varfërimit të frikshëm të qytetarëve shqiptarë.

Në këto 9 vite të shkretimit si kurrë në histori me këtë shpejtësi të kombi tonë, arsimi, mësuesja, mësuesi kanë qenë nga viktimat madhore të këtij regjimi. Sot mësuesia nuk është më një profesion i preferuar dhe këto janë sirena të frikshme alarmi për një komb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një profesion që qëndron në një piedestal si asnjë tjetër dhe këtë nuk e duan, të rinjtë nuk e pëlqejnë, sepse kjo qeveri e ka përçmuar këtë profesion, e ka denigruar këtë profesion. Kjo qeveri ka vendosur në piedestal, vulgun, injorancën. Kjo qeveri ka partizuar arsimin, arsimtarin”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?