7 mijë shqiptarë kanë aplikuan për azil në Europë
7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një vend të BE-së gjatë vitit 2024. Numri i kërkesave për azil të shtetasve shqiptarë në vendet europiane shënoi rënie krahasur me vitin 2023. Sipas të dhënave kanë qenë 9,145 shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e BE-së.
Franca vijon të jetë vendi më i pëlqyer për banorët e Shqipërisë për të kërkuar azil. Më pas renditet Gjermania pasuar nga dy vendet fqinje Italia dhe Greqia. Raporti i Agjencisë europiane për Azilin thotë se në vitin 2024 vendet e Bashkimit Europian morën rreth një milion kërkesa për azil për të tretin vit radhazi.
Në fund të vitit 2024, kishte rreth 4.4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në vendet e BE-së që kishin ikur nga Ukraina.
KOHA JONË SONDAZH

