7 mijë subjekte në sitën e Tatimeve, në 4 muaj
Nga korriku deri më tani janë kontrolluar rreth 7000 subjekte, nga administrata tatimore, ku rreth 30% prej tyre kanë rezultuar në shkelje. Zv/ministri i Financave, Elton Haxhi gjatë një inspektimi është shprehur se shkeljet e konstatuara kanë qenë të shumta dhe të ndryshme. ”Gjatë periudhës korrik shtator janë inspektuar në terren rreth 6200 subjekte, dhe vetëm në 10 ditët e parë të muajit tetor janë inspektuar edhe të tjerë dhe në total mund të arrijnë në 7000. Janë rreth 30% e subjekteve që janë inspektuar kanë rezultuar me shkelje të natyrave të ndryshme, si për: moslëshim kuponi tatimor, punonjës të paregjistruar, kasa fiskale jashtë funksionit, apo edhe për mosregjistrim në organet përkatëse. Masat që janë marrë kanë qenë konform legjislacionit në fuqi”, tha Haxhi. Plani operacional kundër informalitetit do të vazhdojë edhe në muajit në vazhdim për të minimizuar sa më shumë ekonominë informale.