7 nxënës infektohen me COVID, mbyllet një klasë në gjimnazin e Këlcyrës
Aktualitet E Premte, 5 Nëntor 2021 09:46
Një klasë në gjimnazin e Këlcyrës “Sejfulla Malëshova” është mbyllur për shkak të infektimit me COVID të disa nxënësve. Bëhet me dije se janë 7 nxënës të klasës së 11-të të këtij gjimnazi që kanë rezultuar pozitivë me COVID.
Mbyllja e klasës u bë me urdhër të ISHP për të këputur zinxhirin e infeksionit në mënyrë që të mos infektohen nxënës të tjerë. Mësimi do të rifillojë pas 14 ditësh.
KOHA JONË SONDAZH

