7 orë jashtë funskionit dhe themeluesi i Facebook humbi 7 miliardë dollarë
Pasuria personale e Mark Zuckerberg ka rënë me më shumë se 6 miliardë dollarë në pak orë, duke e rrëzuar atë nga lista e njerëzve më të pasur në botë, pasi rrjetet sociale që menaxhohen nga ai e që janë në pronësinë e tij, Facebook, Messenger, Instagram dhe Whatsapp ishin jashtë funksionit për 7 orë. Problemi nisi rreth orës 17:00 të pasdites së djeshme dhe zgjati deri pas mesnate.
Aksionet e gjigantit të mediave sociale ranë me 4.9%.
Rënia e aksioneve uli vlerën e pasurisë së Zuckerberg në 121.6 miliardë dollarë, duke e vendosur atë nën Bill Gates, specifikisht të pestin në radhën e Miliarderëve të Bloomberg. Ai është ulur nga gati 140 miliardë dollarë brenda disa javësh, sipas indeksit.
Më 13 shtator, Wall Street Journal filloi të botojë një seri detajesh të bazuara në disa dokumente, që zbulonin se Facebook ishte në dijeni për një gamë të gjerë problemesh me ato që ofron, të tilla si dëmtimi i shëndetit mendor të vajzave adoleshente nga Instagrami. Keqinformimi rreth trazirave të Kapitolit të 6 janarit. Raportet kanë tërhequr vëmendjen e zyrtarëve qeveritarë.
Në përgjigje, Facebook ka theksuar se çështjet me të cilat përballen produktet e tij(pra mediat sociale), përfshirë polarizimin politik, janë komplekse dhe nuk shkaktohen vetëm nga teknologjia.
KOHA JONË SONDAZH

