7 pacientë në terapi intensive dhe 4 prej tyre të intubuar, Ministria e Shëndetësisë tregon sa pacientë janë shëruar nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se numri i të prekurve në vendin tonë nga COVID-19 ka shkuar në 494.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

‘Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.
Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital.’-tha zv.ministrja Mira Rakacolli.

SHKARKO APP