7 qarqe rrezikohen nga përmbytjet
Mos i largoni çadrat nga çanta sepse reshjet e shiut në vendin tonë nuk do të ndalen. Madje do të shoqërohen erëra të forta dhe me shtrëngata, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje në qarqe. Sipas IGJEUM, qarqet më të rrezikuara për përmbytje janë Durrësi, Elbasani, Berati, Korça, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve, por nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.
Sa i përket temperaturave, ato do të jenë:
në bregdet: 15 / 20 °C
në vendet e ulëta: 15 / 20 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C