7 të arrestuar në Tiranë, mes tyre zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe një mjek

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar tetë urdhër-arreste, shtatë prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

News24 njofton se urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori Bledar Valikaj.

Mësohet se mes të arrestuarve janë disa zyrtarë të Drejtorisë së Transportit Rrugor, si dhe një mjek familjeje, të cilët akuzohen se merrnin para për xhamat e zinj të makinave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?